Nuk largohet nga Aston Villa, Unai Emery rinovon kontratën me klubin anglez

schedule14:34 - 23 Prill, 2024

schedule 14:34 - 23 Prill, 2024

Unai Emery mbetet tek Aston Villa. Trajneri spanjoll është një nga faktorët kryesorë shtytës pas periudhës së shkëlqyer dyvjeçare që po përjeton klubi nga Birmingham. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, ai tashmë ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2027 me klubin që aktualisht ndodhet në vendin e katërt të Premier League dhe me të cilin ka arritur në të njëjtën kohë edhe në gjysmëfinale të Conference League.

Në vizionin e pronarëve të klubit, Emery duhettë bëhet versioni i tyre i krijuar në Birmingham të asaj që bëri Sir Alex Ferguson në kohën e tij te Manchester United.

Me pak fjalë, Aston Villa ka çdo sunim të mbajë trajnerin që i ktheu në Europë për sa më shumë që të jetë e mundur. Nga ana e tij, vetë trajneri do të kishte vlerësuar gjithmonë hapësirën e gjerë të manovrimit që klubi anglez i lejoi të kishte që nga momenti i mbërritjes./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!