Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Lautaro dhe Inter arrijnë akordin për rinovim kontrate

schedule08:42 - 11 Janar, 2024

schedule 08:42 - 11 Janar, 2024

Ka një akord total për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin, edhe pse kontrata aktuale skadon në 2026. Palët janë në tavolinë për detajet e fundit, por pa nxitim, pasi zyrtarizimi mund të vijë në fund të janarit. Pas fitores ndaj Veronës, vetë Lautaro kishte deklaruar,

“Nuk e di nëse rinovimi do të vijë para ndeshjes së Superkupës, unë po mendoj për fushën, për atë që duhet të bëj. Për pjesën tjetër mendojnë agjenti, familja dhe klubi. Me siguri që do e gjejmë akordin këto ditë, mungon dhe pak por kohëzgjatjen nuk e di”.
Bomber dhe kapiten i Interit, rinovimi i Lautaros mbetet një prioritet në shtëpinë zikaltër. Përtej mbërritjes së Buchanan në fillim të janarit, Interi kishte nisur fushatën e rinovimit për protagonistë të skuadrës së Dimaro, Darmian dhe Mkhitarian që u zyrtarizuan në fund të dhjetorit, dhe tani është radha e El Toro.

Kontaktet mes palëeve po vazhdojnë, zikaltërit kanë arritur akordin total me stafin e argjentinasit për sa i përket shifrave të rinovimit, dhe tani po përballen me cështje të aspektit dytësor dhe detaje, por palët nuk kanë nxitim. për këtë arsye mbyllja përfundimtare e akordit mund të arrihet brenda fundit të janarit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!