Për “San Siron”, ishte një mbrëmje magjike pasi Inter triumfoi ndaj Atletico Madrid me shifrat 1-0. Ky rezultat tregoi edhe njëherë forcën e Interit këtë sezon, ku ndeshje pas ndeshje konfirmojnë edhe më mirë formën e tyre të jashtëzakonshme, duke asfaltuar çdo kundërshtar që futet në fushë.
Ajo që u vu re dje ishte se Atletico Madrid nuk arriti të gjuante asnjëherë në portën e zikaltërve. Për Interin, me zikaltërit që ta mbanin portën të pagoditur asnjëherë, nuk kishte ndodhur në kompeticionin e Champions League që në vitin 2006.
Një meritë fantastike e mbrojtjes zikaltër, ku vazhdojnë të tregojnë që janë si “muri i madh kinez”./h.ll/abcnews.al
Inter didn’t concede a SINGLE shot on target against Atletico Madrid in the Champions League ❌
The last time that happened for Inter in the competition was in 2006.
? via Opta pic.twitter.com/wsjkdwFtZu
— Italian Football TV (@IFTVofficial) February 20, 2024