Nuk kishte ndodhur gjatë tre viteve të fundit, Orsato do gjykojë një ndeshje të Interit

schedule13:31 - 8 Shtator, 2021

schedule 13:31 - 8 Shtator, 2021

Ndeshja mes Sampdorias dhe Interit të dielën në orën 12:30 do të gjykohet nga Daniele Orsato. Arbitri italian do të arbitrojë zikaltërit për herë të parë që nga 28 prilli i vitit 2018, në derbin kundër Juventusit.

Një ndeshje plot polemika ajo mes Interit dhe Juves, ku Orsato nxirrte me karton të kuq mesfushorin e Interit Vecinon pas edhe ndërhyrjes së VAR, ndërsa më pas falte Pjanic pas një ndërhyrje të ashpër të boshnjakut ndaj Rafinhas, me lojtarin e Juventusit që ishte i ndëshkuar më parë me të verdhë. Një gabim ky që është pranuar edhe nga vetë Orsato më pas.

Orsato ka arbitruar ndeshje të Interit edhe pas vitit 2018, por asnjëherë si arbitër kryesor. Në 2020 ishte në VAR gjatë ndeshjes që Interi luante kundër Juventusit, ndërsa në 2021 ishte arbitër i katërt kur zikaltërit përballeshin me Romën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!