Jude Bellingham është tashmë zyrtarisht “Golden Boy 2023”.
Çmimi për anglezin, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme që vazhdon të thyejë rekorde, ku ka shënuar 13 gola dhe tre asistime në 14 ndeshjet e tij të para për Real Madrid.
Lojtari anglez është i pari që e fiton për Real Madrid dhe i është bashkuar listës së fituesve që nga viti 2003, të cilët kanë marrë çmimin për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç. Bellingham është anglezi i tretë që arrin të marrë këtë trofe pas Rooney dhe Sterling./h.ll/abcnews.al
JUDE BELLINGHAM is Golden Boy Absolute Best! @realmadrid #Goldenboy #Goldenboy2023 #football pic.twitter.com/VXIMAjlDED
— Golden Boy (@GoldenBoyAwards) November 17, 2023