Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk kishin paguar 700 mijë lekë detyrime, sekuestrohet një ngarkesë mallrash ushqimorë

schedule18:11 - 1 Qershor, 2020

schedule 18:11 - 1 Qershor, 2020

Një sasi e konsiderueshme e mallrash ushqimorë janë sekuestruar në Doganën e Durrësit për shkak se nuk kishin paguar detyrimet tatimorë që kapin vlerën e 700 mijë lekëve.

Drejtoria e Doganave, Durrës njofton se mallrat ishin të futura në një kamion i cili importonte material porositësi(fason).

“Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë



Strukturat  e Administratës Doganore  kanë sekuestruar  një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!