Virgil van Dijk ka dhënë një intervistë për The Athletic, ku ndër të tjera ka folur edhe për transferimin e Cody Gakpo në Liverpool, si dhe se si ai ka ndikuar në vendimin e bashkëlojtarit të tij në kombëtaren e Holandës.
“Shumë, shpresojmë”, tha Virgil van Dijk kur u pyet se çfarë do të sjellë Cody Gakpo në Liverpool.
“Lojtar i mirë, djalë i mirë. E di se si është të vish në janar. Ne duhet t’i japim atij kohë dhe jam i sigurt se tifozët e Liverpoolit do t’i japin atij atë kohë. Ne jemi një familje dhe do ta mbështesim gjithmonë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe, çfarëdo që të ndodhë, të luftojë, të shijojë momentin dhe të përpiqet të jetë i rëndësishëm për klubin”.
Më herët u raportua se van Dijk luajti një rol të rëndësishëm në bindjen e bashkatdhetarit të tij për t’u bashkuar me Reds, por mbrojtësi nuk është dakord me këtë mënyrë të shtrimit të pyetjes:
“Mendoj se ky është një ekzagjerim. Kam folur me të për këtë, por asgjë të tillë. Ishte e lehtë për të të merrte një vendim dhe nuk duhej ta bindja. Nëse kishte ndonjë pyetje, më bënte dhe unë i dhashë përgjigje të sinqerta. Jam shumë i lumtur që ai është këtu”. /G.D abcnews.al/