Një studim i kryer në Universitetin e Leuven, Belgjikë, ka treguar se individët me nivele të larta të vetëbesimit janë më të prirur të mbajnë kontakt me sy sesa kolegët e tyre me më pak vetëbesim.
Gjithashtu ekspertët kanë treguar se kontakti me sy ndërlidhet edhe me aftësi të fuqishme të lidershipit, agresivitet dhe forcë më të madhe, si dhe inteligjencë më të lartë.
Sidoqoftë, për shumë njerëz mbajtja e kontaktit me sy mund të jetë e vështirë. Por, nëse ky është problemi juaj, atëherë përpiquni ta shikoni personin tjetër në sy për vetëm dy sekonda, pastaj hundën për dy sekonda, gojën për dy sekonda dhe pastaj tërë fytyrën për dy sekonda. Vazhdojeni këtë përgjatë tërë bisedës.
Sipas Lillian Glass, ekspert i gjuhës së trupit dhe autor i “The Body Language Advantage”, kontakti i fortë me sy është treguesi i vetëm dhe më i madh i vetëbesimit.
“Personat me vetëbesim gjithmonë e mbajnë kokën lart, asnjëherë poshtë në tavolinë, tokë apo në këmbë. Qoftë nëse janë në ndonjë bisedë apo thjesht duke ecur në korridorin e zyrës, ata i shikojnë personat tjerë. Ata ‘bisedojnë’ me të tjerët përmes kontaktit me sy”, tregon Glass. l.k/abcnews.al