“Nuk kemi presion”, Berisha: Kane e Sterling më të rrezikshmit, mungesa e Kumbullës jo problem

schedule13:28 - 27 Mars, 2021

schedule 13:28 - 27 Mars, 2021

Shqipëria triumfoi kundër Andorrës dhe i nisi mbarë kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Tashmë kuqezinjtë mendojnë për ndeshjen e radhës, këtë herë ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”. Kapiteni Etrit Berisha do të ketë punë në këtë duel dhe sot ka dalë para mediave dhe ka folur për sfidën me “Tre Luanët”.

“Anglia është jashtëzakonisht e fortë dhe janë të gjithë lojtarë që kanë potencial për të krijuar shumë raste dhe fituar ndeshjet. Ne e dimë rëndësinë dhe cilësitë e tyre. Do mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Kumbulla është në rritje, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë atë punë shumë mirë, siç e kanë bërë edhe më parë, kështu që jam i sigurt se do bëjnë paraqitje të mirë.

Janë një nga ekipet më të mirë në bote, por nuk mendoj se kemi shumë presion. Është një ndeshje në vete, jo ndaj rivalëve direkt dhe ne do mundohemi t’ia bëjmë të vështirë dhe nëse marrim rezultat të mirë, fitojmë besim dhe na bëhet më  lehtë udhëtimi ynë në këto eliminatore.

E dinim sa e vështirë ishte Andorra dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Kur fiton më pas gjithçka është më e lehtë. Kombëtarja ka pasur kohë të gjatë që nuk ka luajtur me një ekip si Anglia, kështu ka shumë motivim. Kjo është ndeshje më vete dhe do bëjmë maksimumin dhe do jetë shumë motivuese për të marrë një rezultat pozitiv.

Të gjithë kanë kualitete dhe luajnë në ligat më të forta. Gabojmë nëse i shohim një nga një, duhet t’i shohim si grup. Kane dhe Sterling janë dy nga më të mirët dhe më të rrezikshmit për ta”, u shpreh Berisha në konferencën e sotme për mediet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!