Pavarësisht se ka më shumë se 1 muaj, që ka nënshkruar si lojtari më i ri i “gjigandëve” sauditë të Al-Hilal, “fantazisti” brazilian i sulmit, Neymar ende nuk e ka bërë debutimin e tij në tokën arabe dhe duket se ky debutim duhet të presë akoma.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave braziliane, braziliani është dëmtuar sërish, kësaj radhe teksa ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Brazilian, në kuadër të përballjeve kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Bolivisë dhe Perusë, më 9 dhe 13 shtator.
Pas një përplasjeje trup më trup, braziliani u rrëzua në tokë në krahun e djathtë, të cilin e dëmtoi dhe ndërpreu menjëherë stërvitjen, ndërsa u fashua menjëherë nga stafi mjekësor, teksa ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë në gjendje të luajë me skuadrën e Brazilit për kualifikueset. /i.m /abcnews.al