“Nuk kam parë asnjë ndeshje të Interit”, befason presidenti Zhang

schedule22:45 - 19 Shtator, 2019

schedule 22:45 - 19 Shtator, 2019

Presidenti i Interit, Zhang, i ka befasuar të gjithë sot me deklaratën e tij. Për mediat italiane, numri një i zikaltërve tha: “Para se të blija Interin, nuk kisha parë asnjëherë futboll. Nuk e dija si kjo botë e panjohur funksiononte dhe ishte një eksperiencë e re për mua.

Viti i parë ishte më shumë eksperimental, për t’u njohur me klubin, stafin, lojtarët, drejtuesit, Fair-Play Financiar, kompeticionet e ndryshme dhe shumë detaje të tjera. Tani mendoj se jemi më të afërt me klubin dhe kemi më shumë njohuri për mënyrën si funksionojnë gjërat. Besoj se do të arrijmë diçka shumë të madhe këtë sezon”, tha mes të tjerash presidenti Zhang./abcnews.al