Blendi Teta dëshmon në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 Gusht të 2019.
Teta deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe as nuk e njihte Santiago Malkon. Ai shtoi se vrasjen e mësoi disa ditë më vonë.
“Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve, por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia, jam nisur drejt baneses së shoqes time, në “Don Bosko”. Ndërkohë, familjen i kam me banim në afërsi të Liqenit të Thatë. Aktovitetin e llotove e ushtrova që nga viti 2005 deri në shtator të vitit 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem, aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator. Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pas të njëjtin raport, çështje llotosh.
Gjatë kohës që isha në Golem, taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpis së shoqes time, më ka treguar se policia më kishte kontolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja, se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar policia. Ndërsa me gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë më datë 13 më ka arrestuar policia, aty nuk kam dhënë deklarime, të nesërmen më kanë dhënë të firmos disa letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon”, tha ai ndër të tjera në dëshminë e tij.
Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Malkos. I bashkëpandehuri tjetër Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të vinte për të dhënë shpjegime në gjykatë në seancën e radhës. Po ashtu prokuroria kërkon që të thirret edhe Adjan Ahmeti pasi nuk është bërë e mundur të gjendet. Seanca e radhës do të zhvillohet në 19 dhjetor./abcnews.al