Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka pushuar hetimet kundër disa prej ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses që janë shkarkuar nga vettingu.
Por përse u kallëzuan?
Avokati Fran Dashi kallëzoi penalisht disa prej ish-gjykatësve dhe ish-prokurorëve të rrëzuar nga vettingu. Ai kërkoi hetimin e tyre, pasi pretendon se kanë kryer korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës.
Në listë ishin emrat e ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo Gjykatës së Lartë.
Kush ishin të paditurit?
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, por edhe anëtarë nga kjo gjykatë dhe asaj Kushtetuese; Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ngreca, etj.
Pas verifikimeve, SPAK e rrëzoi padinë e avokatit Fran Dashi.
/ Abcnews.al