“Nuk kalonte as miza me Izraelin”, debate pafund në “Pressing”

schedule15:15 - 4 Tetor, 2019

schedule 15:15 - 4 Tetor, 2019

Dhuna në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani ishte tema e diskutimit në studion e Emisionit Pressing në Abc News. Të ftuarit komentuan gjatë rreth masave të sigurisë që duhen marrë në ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Dhuna në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u trajtua gjerësisht këtë të enjte në studionin e emisionit “Pressing” në Abc News. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, replikoi ashpër me gazetarin Lirim Zalla në lidhje me masat që Policia e Shtetit duhet të marrë në ndeshje të konsideruara me rrezikshmëri të lartë.

Politikani Petrit Vasili tha se në derbi dështuan masat e marra, ndërkohe që i konsideroi si “show” ndryshimet në ligjin për sportet.

Ndërkaq administrator i kompanisë BBS, Naim Dani, theksoi se nga kompania private është bërë gjithçka për të parandaluar dhunën dhe fajësoi presidentin e Tiranës Refik Halili. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!