Nuk ka treg për qershitë/ Elbasan, fermerët: Po e shesim shumë lirë

schedule15:00 - 31 Maj, 2024

schedule 15:00 - 31 Maj, 2024

Fermerët e Godoleshit nuk kanë mundur t`i gëzohen prodhimit të mbarë të qershisë këtë vit.

Ata thonë se e kanë të vështirë të gjejnë treg me çmim të përshtatshëm dhe aktualisht janë duke e shitur nën kosto me 50 deri në 80 lekë për kilogram.

Në këto kushte thonë se do të detyrohen të heqin dorë nga kultivimi i qershisë.

Përveç tregut shqetësim kanë edhe mungesën e fuqisë punëtore veçanërisht gjatë sezonit të mbledhjes se prodhimit.

Godoleshi është i njohur për kultivimin e qershisë, varieteti i “dollbasisë” e njohur ndryshe si qershia e rozë është ekskluzivitet i këtij fshati pasi nuk kultivohet askund tjetër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!