Ka ardhur më në fund edhe momenti i madh i mbrëmjes së sotme në ceremoninë FIFA The Best. Lojtari më i mirë i vitit është Robert Lewandowski. Polaku fitoi gjithçka me Bayern Munich sezonin e shkuar dhe ishte padyshim më i miri i skuadrës së Hansi Flick.
Në këtë garë ai ka lënë pas dy dominuesit e këtij çmimi, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Lewandowski arriti të fitojë tripletën me Bayern Munich dhe nuk është aspak surprizë fakti që ai triumfoi në këtë ceremoni.
? He's done it! @lewy_official overcomes two of the greatest players in history to become #TheBest FIFA Men's Player for the first time!
? @FCBayern | @LaczyNasPilka ?? pic.twitter.com/TK34hTXcsS
— FIFA.com (@FIFAcom) December 17, 2020
Fatkeqësia e polakut në këtë edicion është se ai nuk do arrijë të marrë Topin e Artë për shkak se revista France Football vendosi ta anulojë për shkak të sezonit të pazakontë të vjetshëm, që sipas revistës së famshme nuk ishte në kushtet për të përcaktuar drejt më të mirët. /abcnews.al