Nuk ka surpriza, konfirmohet në detyrë drejtori i SHÇBA-së

schedule09:21 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:21 - 19 Nëntor, 2020

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. Ai është një emër i njohur në policinë e shtetit pasi ndër vite ka mbajtur disa detyra të rëndësishme.

Por emri i tij më shumë se kurrë u lakua për foton ku shfaqet së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013.

Komisioni i ka kërkuar shpjegime për foton, por subjekti është shprehur se ka pasur takim rastësor me Frrokun dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos.

Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun. KJV arriti në konkluzionin se subjekti ka plotësuar saktë formularin për pastërtinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!