Tirana-Crvena Zvezda ka marrë jo vetëm vëmendjen e tifozëve. Ngjarja e gjashtë viteve më parë në Beograd, ku një dron u ngrit në ajër me një banderolë ku ishin figura qendrore Ismail Qemali dhe Isa Boletini, nuk është harruar.
Te Tirana në fakt i druhen ngritjes së një droni gjatë ndeshjes së mbrëmjes dhe për këtë kishin njoftuar edhe forcat e rendit. Menjëherë janë marrë masat dhe sipas asaj që raporton “Top Channel”, në stadium do të ketë pajisje për bllokimin valëve. Kështu asnjë dron nuk mund të ngrihet rreth “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes së Tiranës, që nis prej orës 20:00.
Lexo edhe: Ultrasit e Tiranës djallëzorë, shikoni ç’u bëjnë serbëve në mesnatë (VIDEO)
BANDEROLA – Nëse valët autoritetet i kanë bllokuar, policia e ka të vështirë të ndalojë tifozët nëpër rrugët e kryeqytetit. “Urban Crew” ka menduar të shpalosë një mesazh në sheshin “Nënë Tereza”.
Një pikturë ku duket edhe një skicë e Adem Jasharit, me një mesazh ngacmues që përkujton edhe masakrat që ushtria serbe ka bërë në Kosovë. “Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë”, shkruajnë ultrasit bardheblu. /abcnews.al