Real Madrid po tenton të rinovojë me Sergio Ramos, por nuk po ia del të bindë kapitenin. Mbrojtësi i njohur ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Spanjës dhe e ardhmja është më shumë larg se sa afër “Los Blancos”.
El Chiringuito raporton se drejtuesit e klubit i kanë ofruar një rinovim me dy vite të tjera 34-vjeçarit. Ramos përfiton rreth 350 mijë euro në javë, teksa Reali i ofron një rrogë 10% më të ulët se aktualja.
Ofertë që nuk e tundon aspak liderin e mbrojtjes, i cili mund të transferohet te PSG si lojtar i lirë. Kampionët e Francës ndodhen në “pole” dhe besojnë se do i dhurojnë trajnerit Pochettino një emër të madh në repartin defensiv. /abcnews.al