Nuk ka sërish çmim për Kadarenë: Shpallen fituesin e Nobelit në Letërsi

schedule14:13 - 10 Tetor, 2019

schedule 14:13 - 10 Tetor, 2019

Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke. Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken u nda ai i këtij viti.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Tokarczuk, 57 vjeçe, e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, u shpërblye “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, tha Akademia.

Handke, 76-vjeç nga ana tjetër u vlerësua “për punën e tij që ka ndikuar ” në “eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Akademisë. Më herët gjatë kësaj jave u dhanë edhe çmimet prestigjoze të Nobelit për Mjekësinë, Fizikën e Kiminë, ndërsa ditën e premten do të ketë një tjetër moment të rëndësishëm, që është ndarja e Nobelit të Paqes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!