Nuk ka paqe në Afrikë pas Play-off-it kualifikues të Katarit 2022.
Pas polemikës mes Algjerisë dhe Kamerunit në të cilën ishte përfshirë edhe Federata e Futbollit të Gambisë, tani është radha e Egjiptit të kontestojë ndeshjen e luajtur dhe të humbur ndaj Senegalit. Presidenti i federatë egjiptiane të futbollit, Gamal Allam, shpjegoi për “Kingfut” pas ngjarjeve në Dakar, ku Salah dhe shokët e tij u sulmuan vazhdimisht nga lazerat në tribuna.
“Ne nuk kërkuam të riluajmë ndeshjen me Senegalin. Ne kërkuam kualifikimin tonë të drejpërdrejtë në Botëror për shkak të atmosferës armiqësore në të cilën u lauj ndeshja.”
Ndeshja e luajtur më 29 mars u fitua me penallti nga “luanët” e Senegal./h.ll/abcnews.al