Nuk ka “paqe” mes Dybala dhe Juventusit, takimi për rinovimin nuk shkoi siç duhet

schedule14:25 - 21 Mars, 2022

schedule 14:25 - 21 Mars, 2022

E ardhmja e Paulo Dybala  me shumë mundësi do të jetë larg Juventusit, pasi takimi për rinovimin  e kontratës mes palëve që u zhvillua ditën e sotme nuk është arritur një marrëveshje mes tyre.

Pavel Nedved dhe bordi i Juventusit kanë pasur një takim me agjentin e argjentinasit, Jorge Antun. Sipas “Sky Sport Italia” raporton se takimi mes palëve ka përfunduar, me argjentinasin që nuk ka pranuar të zgjasë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Bardhezinjtë i kanë ofruar Dybalas 7 milionë euro në sezon, ndërkohë vetë argjentinasi kërkonte 8 milion euro plus 2 milion të tjera bonuse.

Në të tilla kushte, largimi i sulmuesit argjentinas nga Juventusi është i pashmangshëm gjatë merkatës së verës, ku “Zonja e Vjetër” do e humbë lojtarin e saj me parametra zero.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!