Deputeti demokrat Lefter Gështenja e ka cilësuar si të turpshme atë që ndodhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, ku disa mbështetës të Lulzim Bashës u përplasën verbalisht me deputetët. Në një pronocim për mediat para Kuvendit, ai tha se kjo gjë nuk ka ndodhur në 30 vite demokraci.
“Sot pas 31 vitesh është anormale që një parti si PD të krijohet në skenë apo një moment i paprecedentë. Duhet që secili nga ne të respektojë medndimin e tij. Çdo gjë aty është e regjistruar dhe do të dëshiroja që të bëhej publike audioja e mbledhjes sepse iu shërben demokratëve dhe shqiptarëve për të treguar se kush ka qenë konstruktiv dhe destruktiv në këtë proces.
Vendimarrje të nxituara dhe të shpejtuara për PD janë të gabuara dhe do të përdorja atë shprehjen që shpejtësia vret. E kam thënë fjalën time në kryesi. Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendime në PD, në parti e madhe që ka kontribuuar për demokracinë në Shqipëri dhe sot pas 32 vitesh ne duhet të sillemi në këtë formë.“, tha ai./abcnews.al