Sebino Plaku do të ndryshojë skuadër në Kosovë dhe do të jetë Gjilani ekipi i ri. Pas një pjese të parë të sezonit te Llapi, sulmuesi ka pranuar ofertën e klubit gjilanas dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Gentian Mezani.
Vetë trajner i Llapit, Tahir Batatina, ka konfirmuar se është mbyllur gjithçka dhe Plaku do t’i bashkohet Gjilanit. “Kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Gjilanit që ta transferojmë tek Gjilani Sebinon”, tregon fillimisht Batatina për “Zëri.info”.
Më tej ai shton: “Kemi kaluar jashtë zakonisht mirë me lojtarin, i cili është një super profesionist dhe super djalë dhe i kulturuar. Unë mendoj se do ta ndihmojë shumë Gjilanin, pasi e njeh edhe skuadrën dhe lojtaret që janë aty”. /abcnews.al