E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është e qartë dhe zyrtarizimi pritet të vijë me datë 15 dhjetor. Sulmuesi suedez ka marrë një vendim dhe do të rikthehet te Milani. Diçka e tillë konfirmohet edhe nga lajmet që vijnë nga Anglia.
The Telegraph raporton se Ibra ka refuzuar çdo mundësi për t’u rikthyer në Premier League dhe karriera e tij do të vazhdojë në Milanon kuqezi. Sipas tyre sulmuesi ka arritur akordin me drejtuesit e “Djallit” dhe nuk ka më dilema për ekipin e ardhshëm të 38-vjeçarit nordik.
Ai ndihet i motivuar në maksimum për të bërë mirë me ekipin e Piolit dhe do të stërvitet individualisht gjatë këtij muaji për të qenë në formë në janar, atëherë kur do të nisë aventurën e dytë me Milanin. /abcnews.al