Nuk ka më dilema: Hauge zyrtarisht i Milanit, zbulohen detajet

schedule11:17 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 1 Tetor, 2020

Jens Petter Hauge, pas një paraqitje të shkëlqyer dhe një eurogoli në “San Siro”, i ka bindur kuqezinjtë ta transferojnë menjëherë në skuadrën e tyre. Brenda pak ditësh bisedimet u konkretizuan dhe sulmuesi anësor ka nënshkruar për 5 vite, ndërkohë që Milani ka paguar 5 milion euro për kartonin e tij.

Dje ai kreu vizitat mjekësore dhe sot ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar nga klubi italian: “Milani është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e kontratës me Jens Petter Hauge nga Bodo/Glimt me një marrëveshje përfundimtare.

Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. I lindur në Bodo (Norvegji) më 12 tetor të vitit 1999, Hauge u formua tek të rinjtë e Bodo/Glimt para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2016.

Në vitin 2018, pas 67 paraqitjeve dhe 9 golave me ekipin e qytetit të tij, ai u huazua te skuadra e Aalesund për një sezon, para se të kthehej te Bodo/Glimt, ku ka shënuar 26 gola në 51 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Sulmuesi do të veshë fanellën me numër 15”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!