Trajneri italian, Massimiliano Allegri, e ka konfirmuar se do të rikthehet në pankinë. Gjatë një interviste për një media franceze, ai shprehet se i mungon futbolli dhe se është ngopur me pushime. Megjithatë, ai nuk jep shpjegime se ku do ta shikojmë.
“Do të rikthehem në fundin e këtij sezoni. Edhe pse jam mësuar tani me jetën që bëj, mendoj se kam bërë boll pushime. Duhet të kthehem. Ende nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja. Për momentin jam duke mësuar anglisht për kulturën time personale”, deklaron Allegri.
52-vjeçari u largua nga Juventusi në sezonin e kaluar, ku doli dhe kampion në Seria A. Italiani ka disa kohë që flitet për një aventurë në Angli, ku janë disa ekipe që e kërkojnë ish-trajnerin e Milanit. /abcnews.al