“Nuk ka mallkim për fanellën 9 të Milanit, vëllai im e meriton titullin”

schedule17:58 - 30 Mars, 2020

schedule 17:58 - 30 Mars, 2020

Skudra e Milanit ka disa sezone që vuan si për rezultate pozitive si për një goleador në sulm. Madje shumë tifozë fajësojnë fanellën me numrin 9, që cilësohet edhe si mallkim nga ata. Por këto zëra i ka hedhur poshtë pikërisht ai që e “la” këtë mallkim, Pippo Inzaghi.

“Më vjen të qesh sa herë e dëgjoj diçka të tillë. Të veshësh fanellën me numrin 9 të Milanit nuk është e lehtë për asnjë, por nuk ekziston një mallkim. Nëse Ibrahimovic e vesh atë numër, atëherë ky mallkim merr fund menjëherë”, deklaron trajneri i Beneventos për “Sky Sport Italia”.

 

“Është njësoj sikur të deklaroja dhe unë për Van Basten dhe Weah. Nuk mendoj se ai numër duhet të tërhiqet, për sa kohë nuk u tërhoq për Markon. Është e rëndësishme që ajo fanellën të vishet sërish dhe të shënojë sa më shumë gola”, vazhdon Pippo.

“Lojtari më i mirë Italian? Pa dyshim Ciro Immobile. Ai e ka treguar se kush është vitet e fundit me golat dhe paraqitjet e tij. Nuk më pëlqen të bëj krahasime, por ai është sulmuesi i duhur për kombëtaren italiane”, tregon italiani.

“Vëllai im? Po zhvillon një sezon të mrekullueshëm te Lazio. Ai është një trajner modern. E ka treguar se është një lider i vërtetë dhe e meriton titullin kampion këtë sezon”, përfundon Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!