Triumfi në derbi i dha sadopak oksigjen Tiranës, në një situatë mbytëse që imponon fundi i renditjes dhe ankthi i rrezikut për të zbritur në një nivel më poshtë në futbollin shqiptar.
Por në në skuadrën bardheblu e dinë mirë se nuk ka kohë për të festuar, pasi shpëtimi është ende larg.
“Ky gëzim duhet të zjgasë pak, nuk ka përfunduar, jemi në situatë jo të mirë
“Derbi të jep besim, shpresoj kjo fitore të na motivojë, të shpëtojmë sezonin. Nuk I ka hije këtij klubi të qëndrojë në këto pozita”
I lumtur për fitoren edhe presidenti, Refik Halili. Por numri një i klubit bardheblu nuk mund të jetë i çliruar, derisa skuadra të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Kemi qenë në gjendje jo të mirë në rezultate, uroj në të ardhmen të dalim nga kjo baltë ku jemi zhytur të gjithë bashkë”
Pas derbit, Tiranën e pret një ndeshje ndoshta më e vështirë, siç është ajo e së shtunës, ku bardheblutë do të luajnë një finale për mbijetesën në transfertën kundër Skënderbeut.