Nuk ka justifikime, në Spanjë i përshtaten situatës dhe vazhdojnë palestrën

schedule18:41 - 15 Mars, 2020

schedule 18:41 - 15 Mars, 2020

Situata kaotike me Koronavirusin ka izoluar brenda thuajse të gjithë personat në zonat e prekura. Në Spanjë, izolimi ka vazhduar prej disa ditësh dhe çdo aktivitet fizik dhe sportiv, është ndërprerë.

Megjithatë, disa persona nuk kanë ndërmend të ndërpresin palestrën e tyre. Disa persona kanë dalë në ballkonet e tyre dhe kanë ndjekur ushtrimet që ka treguar instruktori, i cili ishte i vetëm poshtë pallatave.

Kjo video, është xhiruar në Sevilla dhe menjëherë është bërë virale në internet. Nuk ka justifikime, kush e ka me pasion palestrën, përshtatet dhe nuk ndalet…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!