Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka Hënë në…Mars/ Misioni i NASA shtyhet sërish, nisja me e afërt në muajin prill

schedule13:27 - 22 Shkurt, 2026

schedule 13:27 - 22 Shkurt, 2026

Misioni i shumëpritur Artemis II është shtyrë sërish. NASA njoftoi se nisja drejt Hënës nuk do të bëhet në 6 mars, siç u planifikua pas provës së dytë të suksesshme të raketës.

Shkak për vonesën u bënë disa probleme të minutës së fundit që agjencia hapësinore vuri re gjatë kontrolleve rutinë që do të pengonin ngritjen e raketës.

Megjithatë misioni Artemis II, i pari që dërgon astronautë drejt Hënës pas më shumë se 5 dekadash, ka të ngjarë të marrë dritën jeshile për nisje brenda pak javësh dhe mund te ndodh ne fillim te muajit prill.



Por administratori i NASA, Jared Isaacman, se pengesat nënkuptojnë se do të duhej të kryheshin mirëmbajtje të mëtejshme.

Pasi kaloi provën e dytë kritike, gjatë së cilës nuk pati rrjedhje të hidrogjenit, inxhinierët vunë re se raketa në fakt pati ndërprerje në rrjedhën e heliumit që është i nevojshëm për nisjen.

Ndërprerja e heliumit, i cili përdoret për të shtypur rezervuarët e karburantit dhe sistemet e raketave të ftohta, trajtohet si një problem serioz teknik.

Katër astronautë po përgatiten të dërgohen në udhëtimin 10-ditor në anën e largët të Hënës dhe kthimin, duke shënuar udhëtimin më të largët të njerëzimit në hapësirë.

Tre astronautë amerikanë, Reid Ëiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, dhe astronauti kanadez, Jeremy Hanse, do të ngrihen në fluturim me mega raketën Moon, e cila do t’u lejojë atyre disa orë për të studiuar sipërfaqen e hënës nga afër.

Nëse misioni do të ketë sukses, shpresohet që ai të hapë rrugën për Artemis III, që do të çonte astronautët të shkelin në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!