Nuk ka gola në Galatasaray-Besiktas, tifozi bën komentin epik: Çfarë zhgënjimi…

schedule19:10 - 15 Mars, 2020

schedule 19:10 - 15 Mars, 2020

Të gjitha kampionatet kryesore në Europë, por jo vetëm, janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, duke bërë që kjo fundjavë të jetë e “mërzitshme” për të gjithë futbolldashësit. Në Turqi megjithatë, ndeshjet vazhdojnë të luhen, edhe pse pa tifozë.

Sot, zbritën në fushë dy ekipet gjigante turke, Galatasaray dhe Besiktas. Edhe pse kishte disa yje në fushën e lojës, golat munguan, kjo dhe për shkak të luftës së fortë sportive që të dyja skuadrat treguan në fushën e blertë.

Një tifoz anglez, ka bërë një postim në Twitter për këtë sfidë, që ka marrë një vëmendje të madhe. “Për herë të parë në jetën time, po prisja me padurim një ndeshje të kampionatit turk dhe Galatasaray e Besiktas barazuan 0-0 për herë të parë pas 8 vitesh. Kjo gjë nuk mund të shkruhet”, ishte komenti i tifozit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!