Aktivistja Brizida Gjikondi thotë se protesta e sotme bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës.
Në një intervistë për Abc News, Gjikondi u shpreh se gjyqi i sotëm për vulën e Partisë Demokratike, nuk është real sepse nuk ka një çështje reale.
Edhe pse mendon se Shqipëria nuk duhet të humbasë sovranitetin e saj me përfshirjen e ndërkombëtarëve në punët e brendshme, Gjikondi e konsideron pozitive faktin që dy përfaqësues të amabsadës amerikane janë në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit.
“Nuk është në nderin e kombit shqiptar, që të humbasim sovranitetin deri në këtë pikë, që pa tutelën e ndërkombëtarëve, pa tutelën e amerikanëve, të mos ketë shpresë shqiptari i ndershëm. Pa shkuar ndërkombëtarët, pa shkuar amerikanët, si kur u zgjodh kryetari i SPAK, si tani te gjyqi për PD, mos të kemi prezencë të amerikanëve apo ndërkombëtarëve. Shyqyr që është prezenca e ambasadës amerikane, shqyqyr që janë ata përfaqësues të ambasadës amerikane në atë seancë gjyqësore, qoftë direkt apo indirekt të influencojnë, të jetë një vendim i drejtë, i bazuar në legjilacionin shqiptar.
Ne e dimë të gjithë që e gjithë kjo seancë sot, gjithë ajo protestë që do bëhet sot, është vetëm për interes të një personi, të Berishës dhe të gjithë klanit të tij politik dhe ekonomik. Nuk kemi një gjyq real për një moral real dhe për një çështje reale”, theksoi ajo.

