Drejtuesit e Formula 1 kanë marrë vendimin e fundit. Tre garat europiane të Spanjës, Holandës dhe Montekarlos, nuk do të zhvillohen në datat që ishin programuar. Në fillim u pezulluar çmimi i madh i Australisë, ndërsa drejtuesit e FIA vendosën pezullimin e garave të Bahrain, Vietnamit dhe Kinës.
Koronavirusi ka goditur keq Europën dhe tifozët e Formula 1 duhet të presin fillimin e sezonit të ri. Tre çmimet e mëdha europiane ishin përcaktuar të zhvilloheshin në muajin maj. Gara e Holandës me 3 maj, ajo e Spanjës një javë më pas, ndërsa gara e veçantë e Montekarlos me 24 maj.
Akoma nuk ka një vendim se kur do të zhvillohen, pasi drejtuesit e Formula 1 po presin me padurim qetësimin e situatës së jashtëzakonshme që është krijuar nga koronavirusi në kontinentin e vjetër. /abcnews.al
BREAKING: The Dutch, Spanish and Monaco Grands Prix have been postponed due to the global coronavirus #F1 https://t.co/jWGUra72Ok
— Formula 1 (@F1) March 19, 2020