“Nuk ka fshehur pasurinë”, kandidati i SPAK-ut, Anton Martini drejt konfirmimit në detyrë

schedule10:25 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 10:25 - 10 Dhjetor, 2019

Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori Anton Martini. Ai është i komanduar si prokuror i Krimeve të Rënda, njëherësh edhe kandidat për SPAK-un.

Në fillim të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes tha se “ILDKPKI ka dorëzuar raportin me konstatim se deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Gjithashtu nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Po kështu DSIK ka sjellë një raport ku thuhet se ka konstatuar pershtatshmëri për vijimin e detyres”.

Në skedën e pasurisë, Martini ka shënuar një apartment banimi 97 m2 dhe garazh me vlere totale 90mije euro, arredimi 2 milionë lekë. Subjekti ka paguar 85 mije euro dhe ka per te shlyer edhe 5 mije euro nga kredia.
Për këtë apartament ai ka marrë dy kredi për të krijuar këtë pasuri, në vitin 2007 dhe 2016 si dhe kursimet ndër vite.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e vetingut në të dy shkallët./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!