Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Dinamo-Partizani ndahen në “paqe”

schedule21:51 - 25 Shkurt, 2022

schedule 21:51 - 25 Shkurt, 2022

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit që u zhvillua në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Partizanit. Të dy skuadrat u ndanë në “paqe” mes tyre duke mos arritur asnjëra të marrë pikët e plota.

Dinamo në përballjen kundër demave kërkonte pikët e “shpëtimit” në garën për mbijetesë, ndërsa të kuqtë kërkonin europën.

Një ndeshje pa shumë histori në “Elbasan Arena” ku skuadrat nuk mundën të gjenin golin, ndërsa VAR edhe në këtë ndeshje do të bëhej protagonist.

Në minutën e 76 Murataj do të ndëshkohej me karton të kuq nga gjyqtari, i cili ndali aksionin individual të Goran Siljanovskit. Partizani mbetet me dhjetë lojtarë, ndërsa fillimisht për blutë u akordu penallti, ndërsa VAR e anulon atë, duke i hequr një mundësi të artë djemve të Bledar Devollit.

Goditje dënimi për Dinamon që e merr përsipër kapiteni Ibrahimi, por gjuajtja e tij ndalet nga muri i të kuqve.

Edhe pse me 10-të lojtarë Partizani u kërkua më këmbëngulës në kërkimin e golit që do të ishte edhe ai i fitores, por pa mundur të mposhtin portierin Haziraj.

Mbyllet 0-0 sfida me Partizanin që aktualisht ka grumbulluar 30 pikë i pozicionuar në vendin e 5-të, ndërsa nga krahu tjetër Dinamo rrezikon mbijetesën me 20 pikë në vendin e 7-të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!