Nuk ka fituar kurrë trofe, Pioli: Jam në ekipin e duhur për t’ia dalë

schedule20:54 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 20:54 - 11 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli po bën një punë fantastike në stolin e Milanit. Kuqezinjtë kryesojnë Serie A me 5 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë, teksa nuk humbasin në kampionat prej muajit mars.

Edhe pse objektivi është rikthimi në Champions, te Milani kanë nisur të besojnë se mund ta fitojnë titullin, fjalë që konfirmohen nga Pioli në deklaratën e bërë për Sportweek.

A jam një trajner normal? Nëse me normal nënkuptoni dikë që gjithmonë ka dëshirë të rritet dhe të përmirësohet, sigurisht që jam. E meritoj këtë që po më ndodh, pasi vendos shumë pasion në punën që bëj.

Deri tani nuk kam fituar trofe, por duhet të kesh skuadrën e duhur për t’ia dalë. Deri tani nuk e kam pasur atë shans, por te Milani ndodhem në vendin e duhur në kohën e duhur“, thekson Stefano Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!