Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit Brigeno Binoshaj.
Ky shtetas, i cili nuk justifikonte pasuritë, ka qenë i dënuar më pranë në Francë, për trafik narkotikësh.
Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:
- Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;
- Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;
- Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;
- Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;
- Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;
- Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;
- Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.

