Trajneri i Sheffield United, Chris Wilder, ka dhënë një deklaratë epike. Elozhe për Jamie Vardy, si dhe një “shuplakë” e rëndë për njerëzit që ulen në pub dhe përdorin justifikime për faktin se nuk janë bërë futbollistë. Deklarata e tij, e shpjegon më mirë…
“Shkoj shpesh në pub, kur fitojmë ndonjë ndeshje. Ulem për të parë ndonjë ndeshje dhe dëgjoj njerëz rreth e rrotull që thonë: “Edhe unë mund të isha futbollist, edhe unë do të isha atje në TV po të mos dëmtohesha”.
Dhe unë iu them: “Epo ja që nuk je! Nuk je ti! Nuk ishe ti ai që u çove pasi u rrëzove. Nuk u çove si Jamie Vardy, i cili ka vuajtur më shumë se ju. Nuk keni karrierën e Jamie Vardy, jeni këtu në pub, kështu që qepeni gojën!”, dëgjohet të thotë trajneri i Sheffield./abcnews.al
Chris Wilder on Jamie Vardy.
Absolutely brilliant. pic.twitter.com/wOwNmQXZRe
— Beyond The Athlete. (@BeyondAthPod) July 16, 2020