“Nuk jemi në luftë, por as në paqe”, kryeministri i Suedisë: Po përballemi me sulme hibride

schedule20:12 - 12 Janar, 2025

schedule 20:12 - 12 Janar, 2025

Kryeministri suedez Ulf Kristersson thotë se vendi i tij nuk është as në luftë dhe as në paqe teksa njoftoi se do të dërgonte forca të armatosura në detin Baltik për herë të parë si pjesë e përpjekjeve të shtuara të mbikëqyrjes mes një vale të dyshuar sabotimi të kabllove nënujore.

Vendi njoftoi se do të kontribuojë deri në tre anije luftarake dhe një avion vëzhgimi në një përpjekje të NATO-s për të monitoruar infrastrukturën kritike dhe “flotën hije” të Rusisë, ndërsa aleanca përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore.

“Suedia nuk është në luftë. Por nuk ka as paqe”, tha ai. “Paqja e vërtetë kërkon lirinë dhe mungesën e konflikteve serioze midis vendeve. Por ne dhe fqinjët tanë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve hibride, të kryera jo me robotë dhe ushtarë, por me kompjuterë, para, dezinformata dhe rrezik të sabotimit. Ata që duan paqen, duhet të jenë të përgatitur për luftë”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!