Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk jemi Amazon”, sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i përgjigjet kërkesës së Kievit për armë

schedule15:50 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:50 - 12 Korrik, 2023

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace këtë të mërkurë i është përgjigjur Zelenskyt që kërkon më shumë mbështetje, duke theksuar se Kievi që të jetë më shumë “mirënjohje” për sistemet e armëve me vlerë miliona dollarë që po marrin nga shtetet perëndimore.

Mediate huaja shkruajnë se zyrtari britanik ka thënë se kishte marrë një listë të re të kërkesave ushtarake nga zyrtarët ukrainas vitin e kaluar dhe u përgjigj duke thënë “ne nuk jemi Amazon“.

Por ai tha se lufta ishte një “luftë fisnike”, me Ukrainën që luftonte “për liritë tona”.

Komentet e Wallace vijnë pasi presidenti ukrainas kishte shprehur zhgënjimin e tij për mosmarrjen e një afati kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë në samitin e NATO-s.

Megjithatë, Zelensky mori disa garanci të tjera sigurie dhe falënderoi disa kombe për angazhimin e tyre të ripërtërirë ndaj përpjekjeve luftarake të Kievit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!