“Nuk je më syni jemi”, Ronela Hajati: Nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye

schedule22:02 - 5 Qershor, 2021

schedule 22:02 - 5 Qershor, 2021

Ronela Hajati ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për albumin e saj “Rron” duke zbuluar shumë detaje të reja.

Ndër të tjera, Ronela është pyetur edhe në lidhje me jetën e saj private.

Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?

Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.

Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?

Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!