Nuk janë trinjake, por 3 vajzat e një familje kanë lindur në të njëjtën datë

schedule16:35 - 24 Tetor, 2021

schedule 16:35 - 24 Tetor, 2021

Një grua në SHBA ka shkuar tre here në 6 vitet e fundit në datën 25 gusht në sallën e lindjes.

Shtatzënitë e saj janë një rastësi e madhe, pasi në të tri rastet, ajo ka sjellë në jetë foshnjat në të njëjtën datë.

Kur ka lindur vajza më e madhe, Sophia, më 25 gusht të vitit 2015, anëtari i vetëm i familjes që e kishte ditëlindjen në të njëjtën datë ishte qeni i tyre, Koda Bear. Mirëpo Sofia e ka festuar ditëlindjen e saj të tretë, duke mirëpritur motrën e saj Giuliana, e cila ka lindur po atë ditë. Ndërkaq, këtë vit, Sophia dhe Giuliana kanë festuar ditëlindjet e tyre duke pritur motrën e tretë, të quajtur Mia.

“Në rastin e tretë kam menduar me vete: Ky është një fat i çuditshëm”, ka thënë Lammert./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!