Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk jam stërvitur gjithë jetën për të mbyllur karrierën në konferencë shtypi”, Rafa Nadal njofton rikthimin në tenis

schedule13:22 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 13:22 - 1 Dhjetor, 2023

Rafael Nadal ka njoftuar me një video mesazh të publikuar në rrejtët e tij sociale se është gati të rikthehet në garat e tenisit.

Ish-numri 1 i botës ka deklaruar se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili do të zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

“Pëërshëndetje të gjithëvem pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit, shihemi atje.



Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën time në një konferencë shtypi. Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, është shprehur Nadal.

Craig Tiley, drejtor i Australian Open, kishte siguruar tashmë se fituesi i edicionit 2022 do të kthehej në kohë për të marrë pjesë përsëri në Gran Slam e sezonit që do të zhvillohet nga data 14 deri më 28 janar, pikërisht në momentin e duhur për të pritur spanjollin të marrë raketën e tij në dorë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!