Sulmuesi i Tottenham, Heung-Min Son, është vlerësuar shpesh si një nga lojtarët më të mirë në ishullin britanik. Megjithatë është vetë ai që nuk e pranon diçka të tillë, duke u treguar shumë modest. Në një intervistë për kanalin e “Youtube” të Federatës Koreane, Son flet edhe për marrëdhënien me Kane si dhe për shokët e ekipit kombëtar.
“Asnjëherë nuk kam menduar se jam një nga lojtarët më të mirë në Premier League. Sinqerisht, unë kurrë nuk e kam çuar ndër mend diçka të tillë. Gjithmonë jam përpjekur të bëj më të mirën për Tottenham dhe për ekipin kombëtar. Kërkoj që në çdo ndeshje të tregoj të gjitha aftësitë e mia dhe të jap maksimumin”, deklaron koreano-jugori.
“Partneriteti me Kane? Unë dhe Harry kemi disa kohë që luajmë së bashku. Është normale që bashkëpunimi jonë ka arritur kulmin. Ai është më i ri se unë, por gjithmonë luan fort dhe kërkon shumë nga ekipi.
Nuk mbetet pas as marrëdhënia që kam me Hee-chan dhe Ui-jo në kombëtare. Dhe ato punojnë shumë dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë duam. Ata tashmë po kalojnë një periudhë jo të mirë dhe unë jam me fat që jam me Tottenham”, përfundon Heung-Min Son. /abcnews.al