Basha-Berishës: “Nuk jam 17 por 47-vjeç. Ti je e shkuara”

schedule17:56 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:56 - 13 Dhjetor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha tha gjatë konferencës me gazetarët se kompania e bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti në Itali ka sjellë në stadiumin “Air Albania” skenën e përdorur nga Sali Berisha në Kuvendin e të shtunës.

Basha tha se kjo është provë e bashkëpunimit të Ramës dhe Berishës teksa kujtoi një paralajmërim të Gjylametit për Enkelejd Alibejan.

“Nuk kam asnjë njoftim për asnjë padi apo çështje gjyqësore. Gënjeshtrat mos i riqarkulloni. Mua më ka strehuar fakti që nuk arrij dot të bëj 100% punën time pasi jam i detyruar ta mbroj nga një njeri që më ka thënë qartë që para vetes time nuk vendos askënd dhe as Partinë Demokratike. Përballja është në të gjitha format. Kemi tre muaj që Edi Rama na bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Vazhdon ta financojë arenën e hajnisë, arenën që ka ardhur nga Italia nga një kompani që ka bashkëpronar të shoqin e Blerina Gjylametit.

I keni raportuar këto lajme. Një pjesë e mediave janë të varur nga oligarkia. Blerina Gjylamenti dy javë përpara i thotë Enkelejd Alibeajt deri më datë 11 do jesh kryetar komisioni., Bashkëshorti është aksioner apo ka qenë në një kompani që kanë sjellë nga Italia një skenë që kushton një zot e di sa lekë. Me këto lekë nuk mund ta paguhej diçka tjetër? Ja ku e ke ti trekëndëshin e Bermudës. Burri i Blerina Gjylametit sjell nga Italia skenën për Berishën. I kam thënë Berishës nuk jam 17-vjeç. Jam 47-vjeç. Jam prind i dy fëmijëve. Ti je e shkuara. Partinë nuk e merr dot peng. Nuk e kthen dot në bunker”, deklaroi Basha. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!