Nuk ja dolën dot, shkon në 25 numri i mjekëve që u shuan nga Covid 19

schedule10:40 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 10:40 - 13 Dhjetor, 2020

Shkon në 25 numri i mjekëve që humbin betejën me Covid 19 në Shqipëri. Që nga muaji mars e deri më tani bluzat e bardha kanë qenë në vijën e parë të rrezikut të përballjes me sëmundjen e koronavirusit.

Fatkeqësisht numri i bluzave të bardha që kanë humbur betejën me Covid këtë të dielë ka shkuar në 25 pas ndarjes nga jeta të mjeku anestezist reanimator Mihal Kerci.

Kerci ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes se ministres së Shëndetësisë për të ndihmuar në përballjen me Covid 19 në vend.

Mjekët që kanë humbur betejën me Covid janë:

  1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
  2. Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
  3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
  4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
  5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
  7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
  9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
  10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
  11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
  12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
  13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
  14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
  15. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
  16. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
  17. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
  18. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
  19. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
  20. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
  21. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
  22. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
  23. Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
  24. Flutura Hashorva – mjeke pneumologe

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë ka shkuar në  47 742 persona mes të cilëve 989 persona kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!