Një 45 vjeçar në Gjirokastër është vënë nën hetim për kundërshtim të një policeje e cila ka qenë duke ushtruar detyrën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit A. P., 45 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar një punonjëse policie, gjatë kryerjes së detyrës”, njofton policia.
Vijojnë hetimet në lidhje me rastin.