Një pikturë e Parisit nga piktori i njohur Vincent van Gogh, e cila nuk ishte parë pothuajse kurrë nga publiku, pasi ndodhej në koleksionin privat të një familjeje franceze, më në fund është zbuluar.
“Street scene in Montmartre” u pikturua në pranverë të vitit 1887, 3 vjet para se mjeshtri holandez të vdiste.
Piktura tregon parisianët që ecin nëpër një peizazh rural dhe të rrallë në Montmartre, që sot është një nga destinacionet më të njohura të qytetit.
Është vendosur që piktura të bëhet publike, para se të dalë në ankand në Paris. Ajo pritet të shitet mes 5 milion deri në 8 milion euro.
Piktura do të dalë në ankand nga Sotheby’s në Paris në 25 mars. Para kësaj, ajo do të shfaqet publikisht në Amsterdam dhe Hong Kong përpara se të shkojë në Francë./e.b-abcnews.al