Nikoll Gjoni u arrestua sot nga policia për aksidentin e djeshëm në Lezhë ku humbi jetën një 38-vjeçar. Shkak i aksidentit të rëndë u bë parakalimi i gabuar i 27-vjeçarit Gjoni, që solli edhe vdekjen e Paulin Gjomarkaj që ndodhej në mjetin e tij.
Për t’i shpëtuar arrestimit 27-vjeçari gënjeu policinë duke thënë se në timon ishte viktima dhe ai pasagjer. Por nga hetimet rezultoi se mjeti drejtohej prej tij.
Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, kanë qenë kamerat e sigurisë në rrugë dhe dëshmitë e banorëve që zbuluan autorin e aksidentit në Manati të Lezhës pasditen e së shtunës. g.v/abcnews.al